“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Halid Dhekvani se Rubeja bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën që u martova, Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe u ul në shtratin tim, ashtu siç je ulur ti me mua. Disa vajza të reja i binin defit dhe i këndonin baballarët e tyre që ishin vrarë në Bedër. Madje, njëra prej tyre tha: “Në mesin tonë ka pejgamber, që e di edhe të nesërmen.” Në atë rast ai tha: “Mos thuaj ashtu, por vazhdo ashtu siç thoshe më herët.””