“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi, e këtij i ka thënë Ibn Abasi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen dhe piktura (frymorësh) .” Ai kishte për qëllim pikturat e gjallesave që kanë shpirt.”