“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e ky nga Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa burra ensarë i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: Na lejo të heqim dorë prej shpagimit të të birit të motrës sonë, Abasit!” - “Betohem në Allahun se nuk do të hiqni dorë as për një dërhem!” - u tha Pejgamberi ﷺ.”