“Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kishte rrëfyer: “Pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, i thashë Ebu Bekrit: “Eja të shkojmë te vëllezërit tanë ensarë.” Aty takuam dy burra të mirë, të cilët kishin marrë pjesë në Bedër. Urve ibn Zubejri ka thënë se ata dy kanë qenë Uvejm ibn Saide dhe Mean ibn Adiu.””