“Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, Ditën e Bedrit, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti kur tanimë bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë dhe ishte në prag të vdekjes. Ai e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” Ibn Uleje na ka transmetuar se Sulejmani ka thënë se kështu e ka thënë Enesi: “(Ai e pyeti:) A je ti Ebu Xhehli? Ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e keni vrarë?” Sulejmani ka thënë: “Ose ka thënë: “... që populli i vet e ka vrarë?” Ndërkaq, Ebu Mixhlezi ka thënë: “Ebu Xhehli tha: “Sikur të më kishte vrarë dikush tjetër, e jo bujqit!””