“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Harixheu, i biri i Zejd ibn Thabitit, se babai i tij Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa i shkruaja fletushkat kuranore në mus'hafe, më mungonte një ajet i sures Ahzab, të cilin e kisha dëgjuar teksa e lexonte i Dërguari i Allahut ﷺ. E kërkuam atë (të shkruar) dhe e gjetëm te Huzejme ibn Thabit Ensariu, ku thuhej: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre...” (Ahzab, 23) Atëherë, ia bashkëngjitëm sures në mus'haf.””