“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Zejdin se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Luftën e Uhudit, një pjesë e njerëzve, që kishin dalë me të, u kthyen. Shokët e Pejgamberit ﷺ ishin dy grupe (dy mendime): njëri grup thoshte: “T'i luftojmë ata, kurse grupi tjetër thoshte: “Nuk duhet t'i luftojmë.” Sakaq, zbriti ajeti: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim...” (Nisa, 88) Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo (Medina) është e mirë, i pastron mëkatet sikurse zjarri që e pastron të keqen nga argjendi.””