“Ubejdullah ibn Sadi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, kur idhujtarët u mposhtën, Iblisi, - mallkimi i Allahut qoftë mbi të, - thirri: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe u përballën me të fundit. Hudhejfe e pa babanë e vet, Jemanin, dhe thirri: “O robër të Allahut, (ai është) babai im, babai im!” Por, ata nuk u ndalën derisa e vranë. Pastaj Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!” Urve tregon: “Hudhejfe vazhdonte të bënte lutje dhe të kërkonte falje për atë që ia vrau babanë gabimisht, deri në vdekje.””