“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Thealebe ibn Ebu Maliku tregon: “Omer ibn Hatabi shpërndau ca pelerina ndër gratë e Medinës dhe, në fund, teproi një pelerinë e mirë. Disa që ishin të pranishëm i thanë: “O prijës i besimtarëve! Jepja së bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, që është e martuar me ty”, - aludonin në Umu Kulthumin, të bijën e Aliut. Omeri u tha: “Umu Seliti është më meritore.” - Umu Seliti ishte një ensare që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. - Ajo na furnizonte me ujë ditën e Uhudit.”