“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi atë njeri të cilin e ka vrarë një pejgamber. Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi atë, që e ka përgjakur fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.””