“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh”, (Ali Imran, 172) i ka thënë Urves: “O djali i motrës sime, dy baballarët e tu: “Zubejri dhe Ebu Bekri, ishin në mesin e këtyre (të përmendurve në ajet). Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndodhi ajo që i ndodhi në ditën e Uhudit dhe idhujtarët u nisën (për në Mekë), ai frikësohej se po ktheheshin sërish, andaj tha: “Kush po shkon pas tyre (t'i vëzhgojë) ?” Kështu, shtatëdhjetë burra u paraqitën vullnetarë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ebu Bekri me Zubejrin.””