“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Katadja ka thënë: “Nuk njohim vend arab që ka nxjerrë më shumë dëshmorë dhe që do të jenë më krenarët Ditën e Kiametit sesa ensarët. Enes ibn Maliku na ka treguar se Ditën e Uhudit janë vrarë shtatëdhjetë prej tyre, në Betejën e Pusit të Meunes shtatëdhjetë, e edhe në ditën e Jemames shtatëdhjetë. Beteja e Pusit të Meunes ishte në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa dita e Jemames ishte në kohën e Ebu Bekrit, pra, dita e Musejlime Gënjeshtarit.””