“Abdulala ibn Hamadi më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fiset riël, dhekvan, usaje dhe benu lahjan i kërkuan ndihmë të Dërguarit të Allahut ﷺ kundër një armiku. Ai u ndihmoi me shtatëdhjetë ensarë, të cilët në kohën e tyre i quanim hafëzët. Ata gjatë ditës mblidhnin dru, ndërsa natën faleshin. Kur arritën te Pusi Meune, i vranë tradhtisht. Kur Pejgamberit ﷺ i erdhi lajmi i tyre, bëri kunut një muaj, duke u lutur në namazin e sabahut, kundër fiseve arabe: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan.” Enesi ka thënë: “Në lidhje me ta lexonim ajete kuranore, si: “Lajmëroni për ne popullin tonë, se ne kemi takuar Zotin tonë; Ai është i kënaqur me ne dhe ne jemi të kënaqur me Të.” Por, pastaj këto (ajete) u shfuqizuan. Katadja transmeton nga Enes ibn Maliku se i ka thënë: “I Dërguari Allahut ﷺ bëri kunut një muaj, duke u lutur në namazin e sabahut, kundër fiseve arabe: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan.” Halife shton: “Ibn Zuraji na ka thënë: “Na ka treguar Seidi nga Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se ata shtatëdhjetë veta kanë qenë ensarë dhe janë vrarë te Pusi Meune.””