“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të gërmonin hendekun rreth Medinës dhe të bartnin dheun mbi supe duke thënë: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.” Ndërkaq Pejgamberi ﷺ u përgjigjej dhe u thoshte: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët bekoji krejt!” Enesi shtoi: “Për të ngrënë, u sillnin ca grushte elb, të cilin e përgatitnin me yndyrë bajate. Ata ishin shumë të uritur, ndërsa ushqimi kishte shije të keqe në fyt dhe erë të rëndë.””