“Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Ahzabit, Pejgamberi ﷺ (pas betejës) na tha: “Askush të mos e falë ikindinë, përveçse te fisi benu kurejdha.” Disa, prej atyre që namazi i ikindisë i kishte zënë rrugës, thanë: “Nuk do ta falim ikindinë pa arritur te fisi benu kurejdha.” - Jo, do të falemi. Pejgamberi ﷺ nuk ka pasur këtë për qëllim (ikjen e kohës së namazit), - thanë të tjerët. Kur ia përmendën këtë gjë Pejgamberit ﷺ, nuk e qortoi asnjërin grup.””