“Ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, njerëzit i jepnin Pejgamberit ﷺ pemë hurmash për shfrytëzim, derisa i çliroi trojet e fiseve kurejdha dhe nadir. Familja ime më urdhëruan të shkoj te Pejgamberi ﷺ, që të kërkoj prej tij atë që ata ia patën dhënë atij, ose një pjesë të saj. Pejgamberi ﷺ (këto hurma) ia pat dhënë Umu Ejmenit, e cila erdhi, e vendosi rrobën në qafën time dhe tha: “Assesi, betohem në Atë, pos të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, ai nuk ju jep juve, sepse ato m'i ka dhënë mua”, ose tha diçka të ngjashme. Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Ty (Umu Ejmen) të takon kaq.” Ajo thoshte: “Jo, për Allahun.” Derisa i dha dhjetëfish më shumë.””