“Ibn Is'haku ka thënë: E kam dëgjuar Vehb ibn Kejsanin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli në Betejën Dhatu Rikaë, në Nahle. Aty takoi një grup njerëzish prej fisit gatafan, mirëpo nuk luftuan. Të dy grupet u frikësuan prej njëra-tjetrës. Atëherë Pejgamberi ﷺ e fali namazin e frikës dy rekate.” Seleme ibn Ekvai thotë: “Kam marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në Betejën e Karedit.””