“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Jezid ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një betejë shkova me Pejgamberin ﷺ vetë i gjashti. Me vete kishim vetëm një deve, së cilës i hipnim me radhë. Këmbët na u bënë plagë, ndërsa mua më ranë edhe thonjtë. Kështu, këmbët i lidhëm me arna dhe, në saje të kësaj, edhe beteja mori emrin Dhatu Rikaë (Beteja e Arnave), ngaqë këmbët i mbështillnim me arna.” Ebu Burde thotë: “Ebu Musai na e tregoi këtë, por pastaj nuk i pëlqente të fliste rreth kësaj dhe thoshte: “Këtë nuk e kam bërë për t'u përmendur.” Sikur e urrente të shfaqte ndonjë vepër të tij.”