“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani se Ibn Muhajrizi tregon: “Një ditë hyra në xhami, ku e pashë Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). U ula afër tij dhe e pyeta për çështjen e ejakulimit jashtë organit intim të gruas. Ai më tha: “Patëm dalë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në betejën kundër fisit benu mustalik, ku zumë robër arabë. Atëkohë kishim nevojë për gra, sepse kishim kaluar kohë të gjatë në beqari, por nuk dëshironim që ato të mbetnin shtatzënë. Dëshironim që gjatë marrëdhënieve të ejakulonim jashtë organit intim të gruas, por thamë: “Duam të praktikojmë ejakulimin jashtë organit intim të gruas, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ është në mesin tonë e të mos e pyesim fare?” Andaj, e pyetëm Pejgamberin ﷺ për këtë, e në atë rast ai na tha: “Nuk prish punë nëse veproni ashtu, sepse çdo krijesë që Allahu ka përcaktuar se do të ekzistojë deri në Kiamet, medoemos do të lindë.””