“Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se: Kur Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lexonte ajetin: “Kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja...”, (Nur, 15) thoshte: “... e përcillnit...” do të thotë gënjenit.” Ibn Ebu Mulejke thoshte: “Ajo e dinte këtë më së miri nga të gjithë, sepse ky ajet ka zbritur për të.””