“Bishr ibn Halidi më ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Shkuam tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), së cilës Hasan ibn Thabiti po i recitonte poezi dhe po i lexonte disa vargje të tij: "E ndershmja, e urta, nuk akuzohet për dyshim, Ndonëse e uritur, nuk ushqehet me mish të të ndershmëve.” Atëherë Aishja i tha atij: “Por ti nuk je ashtu.” E pyeta Aishen: “Pse po e lejon të vijë te ti, kur Allahu i Madhëruar ka thënë: “... kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh...” (Nur, 11) - A ka dënim më të madh se verbëria? Megjithatë, ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ me poezitë e tij, - tha Aishja.””