“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin e Hudejbijes, përgjatë rrugës me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një natë na zuri shiu dhe, pasi na e fali sabahun, Pejgamberi ﷺ u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thamë ne. - “Allahu tha: “Disa robër të Mi gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ai që tha: “Ra shi nga mëshira, furnizimi dhe mirësia e Allahut”, më ka besuar Mua dhe e ka mohuar besimin në yje. Ndërkaq, ai që tha: “Ra shi për shkak (të pozitës së) filan yllit”, i ka besuar yllit, e më ka mohuar Mua” , - tha Pejgamberi ﷺ.””