“Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “ I Dërguari i Allahut ﷺ i ka kryer katër umre. Të gjitha i ka kryer në muajin dhul kade, përveç umrës që pati kryer gjatë haxhit: një umre në Hudejbije, në muajin dhul kade; një në vitin pasues, në muajin dhul kade; një prej Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit, në muajin dhul kade; dhe një umre gjatë haxhit.””