“Fadël ibn Jakubi më ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Muhamed ibn Ajen Ebu Ali Harraniu, e këtij i ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, me të Dërguarin e Allahut ﷺ kanë qenë një mijë e katërqind veta, ose më shumë. Ata u ndalën te një pus, nga i cili nxorën ujë (derisa e harxhuan). Kur i treguan Pejgamberit ﷺ, shkoi dhe u ul buzë pusit, pastaj tha: “Më sillni një kovë me ujët e pusit.” Ata ia sollën, e ai pështyu në të e u lut, pastaj tha: “Lëreni për një kohë.” Pastaj pinë derisa u ngopën ata e kafshët e tyre dhe vazhduan rrugën.””