“Jusuf ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, njerëzit i kaploi etja. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte një enë me ujë, prej së cilës mori abdes. Njerëzit nxituan drejt tij. I Dërguari i Allahut ﷺ i pyeti: “Çfarë keni?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, nuk kemi ujë për abdes e as për pije, përveç këtij pranë teje.” Pejgamberi ﷺ e vendosi dorën në enë, sakaq uji filloi të gufojë mes gishtërinjve të tij sikurse të ishin burime uji. Kështu, pimë dhe morëm abdes. Salim ibn Ebu Xhadi pyeti: “Sa veta qetë?” Xhabiri iu përgjigj: “Edhe sikur të ishim njëqind mijë persona, do të na mjaftonte. Ne qemë vetëm një mijë e pesëqind veta.””