“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Seidi se Katadja tregon: “Seid ibn Musejebit i thashë: “Jam informuar se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thoshte: “Ata kanë qenë një mijë e katërqind.” Seidi më tha: “Xhabiri më ka treguar se ata që i kanë dhënë besën Pejgamberit ﷺ në Hudejbije kanë qenë një mijë e pesëqind persona.” Transmetimin e Seidit e fuqizon Ebu Davudi, e këtij i ka treguar Kurra nga Katadja.”