“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Amër ibn Jahjai se Abad ibn Temimi tregon: “Ditën e Harrës njerëzit i dhanë besën Abdullah ibn Handhales. Atëherë Ibn Zejdi tha: “Për çfarë po i japin besën njerëzit Ibn Handhales?” - (Për luftë) deri në vdekje, - i tha dikush. - Pas të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ia jap besën askujt për këtë, - tha Ibn Zejdi. Ai pati marrë pjesë në Hudejbije së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ.””