“Jahja ibn Jala Muharibiu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ijasi, i biri i Seleme ibn Ekvait, se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, ka thënë: “Ne e falnim xhumanë me Pejgamberin ﷺ, pastaj ktheheshim, ndërsa muret ende nuk kishin hije që ne të strehoheshim.””