“Ahmed ibn Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Othmani ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, ka thënë: “Ka për qëllim Hudejbijen.” Shokët e Pejgamberit ﷺ i thanë: “Lum për ty (o i Dërguari i Allahut!)! Po për ne çfarë ka?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Edhe për t'i futur besimtarët dhe besimtaret në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” (Fet'h, 5) Shuëbe ka thënë: “Teksa isha në Kufe, e transmetova tërë këtë hadith prej Katades, pastaj u ktheva dhe ia përmenda, e ai më tha: “Sa i përket: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, është nga Enesi, e, sa i përket “Lum për ty”, është nga Ikrime.””