“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Mexhzai, i biri i Zahir Eslemiut, se babai i tij Zahir Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, ka thënë: “Isha duke ndezur zjarrin nën kazanin me mish gomari, kur ja, një lajmëtar i të Dërguarit të Allahut ﷺ thërriste: “I Dërguari i Allahut po ju ndalon mishin e gomarëve!””