“Shuxhaë ibn Velidi më ka thënë: E kam dëgjuar Nadër ibn Muhamedin, e këtij i ka treguar Sahri se Nafiu tregon: “Njerëzit po thonë se Ibn Omeri e ka pranuar Islamin para Omerit, por nuk është ashtu. Ditën e Hudejbijes, Omeri e dërgoi Abdullahun te një ensar për t'i sjellë një kalë, që të luftojë me të. Në këtë kohë i Dërguari i Allahut ﷺ po besatohej me shokët e vet nën pemë, ndërsa Omeri nuk dinte asgjë për këtë. Abdullahu i dha besën, pastaj shkoi dhe ia solli kalin Omerit. Teksa Omeri i vishte rrobat e luftës, Abdullahu i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ po ua merrte besën nën pemë. Kështu, Omeri shkoi së bashku me Abdullahun dhe ia dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kjo është ajo për të cilën flasin njerëzit, se Ibn Omeri e ka pranuar Islamin para Omerit.””