“Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed Umeriu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, njerëzit që ishin me Pejgamberin ﷺ, një kohë, u shpërndanë nëpër hijet e pemëve. Pastaj, njerëzit e rrethuan Pejgamberin ﷺ. Kështu, Omeri i tha: “O Abdullah, shiko çfarë kanë njerëzit që e kanë rrethuar të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Kur shkoi, Abdullahu i gjeti duke ia dhënë besën, andaj edhe ai u besatua. Pastaj u kthye tek Omeri, i cili shkoi dhe u besatua.””