“Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Jala, e këtij i ka treguar Ismaili se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ bëri umrën, ne ishim me të. Kur ai bëri tavaf, bëmë edhe ne. Kur ai u fal, u falëm me të. Ai bëri sajin mes Safasë dhe Mervës, ndërkohë që ne e mbronim prej banorëve të Mekës, që të mos e godiste ndokush me ndonjë gjësend.””