“Hasen ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Malik ibn Migveli, e ky e ka dëgjuar Ebu Hasinin se Ebu Vaili ka thënë: “Kur Sehël ibn Hunejfi u kthye prej Sifinit, ne shkuam për të marrë lajme prej tij.” Ai tha: “Fajësojeni mendjen tuaj! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e Pejgamberit ﷺ, do ta bëja. Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë me së miri. Sa herë që i vinim shpatat mbi supe për ndonjë çështje të vështirë, gjithmonë kjo gjë na e lehtësonte arritjen e qëllimit tonë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi tani: sa herë që ndalim një armik, na vjen një armik tjetër, të cilit nuk dimë si t'i kundërvihemi.””