“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Hudejbijes, teksa morrat më binin në fytyrë, më erdhi Pejgamberi ﷺ dhe më pyeti: - “Vallë, po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheva. - “Atëherë, rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë nevojtarë, ose ther një dele!” - tha Pejgamberi ﷺ. Ejubi thotë: “Nuk më kujtohet se cilën e kishte përmendur të parën Muxhahidi.””