“Muhamed ibn Hisham Ebu Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Hudejbije dhe ishim në ihram, idhujtarët na penguan (nga Qabeja). Unë kisha flokë të gjatë, ndërsa morrat më binin në fytyrë. Pejgamberi ﷺ kaloi pranë meje dhe më tha: - “Vallë, po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheva. Atëherë, zbriti ky ajet: “... e kush prej jush është i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet), le ta kompensojë me agjërim, lëmoshë ose kurban...” (Bekare, 196)”