“Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa pjesëtarë nga fiset ukël dhe urejne vajtën te Pejgamberi ﷺ në Medinë dhe shfaqën Islamin. Ata thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne jemi blegtorë, e jo bujq.” Atyre nuk u pëlqeu klima në Medinë, andaj Pejgamberi ﷺ urdhëroi që t'u jepen disa deve dhe një bari. I urdhëroi të dalin jashtë Medinës e të pinë qumësht dhe urinë devesh. Por, kur shkuan afër pllajës, ata bënë kufër (mosbesim) pasi kishin besuar, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ dhe i morën devetë. Me t'i arritur lajmi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre. (Pasi i zunë) urdhëroi që t'u damkosen sytë, t'u priten duart e këmbët dhe u lanë afër pllajës, derisa vdiqën në këtë gjendje. Katadja ka thënë: “Jemi informuar se pas kësaj Pejgamberi ﷺ nxiste për lëmoshë dhe ndalonte masakrën.” Shuëbe, Ebani dhe Hamadi transmetojnë se Katadja thotë: “Prej Urejnes.” Jahja ibn Ebu Kethiri dhe Ejubi transmetojnë nga Ebu Kilabe, e ky nga Enesi: “Një delegacion erdhi nga Ukli.””