“Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Omer Ebu Omer Havdiu, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi dhe Haxhaxh Savafi se Ebu Rexhai, ish-rob i Ebu Kilabes, i cili kishte qëndruar me Ebu Kilaben në Sham, tregon: “Një ditë, Omer ibn Abdulazizi kërkoi konsultë nga njerëzit dhe i pyeti: - Çfarë thoni për betimin kolektiv? - Është diçka legjitime, me të cilën ka gjykuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe halifët para teje, - i thanë ata. Ebu Kilabe po qëndronte mbrapa fronit të Omer ibn Abdulazizit, kur Anbese ibn Seidi tha: “Ku po e lini hadithin e Enesit për urejnasit?” Atëherë Ebu Kilabe tha: “Vetë mua ma ka rrëfyer Enes ibn Maliku.” Abdulaziz ibn Suhejbi transmeton nga Enesi (shprehjen): “nga Urejne"; kurse Ebu Kilabe transmeton nga Enesi (shpehjen): “nga Ukajli”, pastaj tregon ndodhinë.”