“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, vitin e Hajberit doli me Pejgamberin ﷺ dhe, kur arritën në Sahba, në periferi të Hajberit, u ndalën për ta falur ikindinë. Pas namazit, Pejgamberi ﷺ kërkoi ushqim për të ngrënë, porse nuk kishte mbetur tjetër përveç çervishit. Fillimisht, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të zbutej me ujë, e pastaj hëngri. Ashtu hëngrëm edhe ne. Pastaj (pas ushqimit) u ngrit për ta falur akshamin. Shpëlau gojën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin. Ashtu vepruam edhe ne.”