“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “U hëngrën gomarët!” Por ai heshti. Pastaj i vajti për së dyti dhe i tha: “U hëngrën gomarët!” Por ai heshti prapë. Pastaj vajti për së treti dhe i tha: “Mbaruan gomarët!” Atëherë Pejgamberi ﷺ urdhëroi një lajmëtar për t'i lajmëruar njerëzit: “Allahu dhe i Dërguari i Tij jua ndalojnë mishin e gomarit!” Kështu, kazanët u derdhën, ndërkohë që vlonin me mish.””