“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e fali namazin e sabahut në fillim të agimit afër Hajberit dhe tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!” Në mëngjes, populli dolën nëpër rrugë. Pejgamberi ﷺ i vrau luftëtarët, kurse të dobëtit (gratë, fëmijët, pleqtë, robërit etj.) i zuri robër. Në mesin e robërve ishte edhe Safija, të cilën e mori Dihje Kelbiu, pastaj e mori Pejgamberi ﷺ (i cili u martua me të) dhe për mehër ia dhuroi lirinë (nga robëria). Abdulaziz ibn Suhejbi e pyeti Thabitin: - O Ebu Muhamed, a ti e ke pyetur Enesin se çfarë i kishte dhënë për mehër? Thabiti e lëvizi kokën, në shenjë pohimi.”