“Mekij ibn Ibrahimi na ka treguar se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon: “Pashë një gjurmë të goditjes në këmbën e Selemes dhe i thashë: - O Ebu Muslim, ç'është kjo goditje? - Kjo është një goditje që e kam marrë ditën e Hajberit dhe njerëzit thoshin: “Seleme është plagosur.” Atëherë shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili m'i pështyu lehtë këmbës tri herë dhe, që atëherë, më nuk jam ankuar, - tha Seleme.”