“Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, tregon: “Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, Esma bint Umejsi tha: - O i Dërguari i Allahut, Omeri më tha kështu e ashtu? - “Çfarë i the ti atij?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - I thashë kështu e ashtu, - tha ajo. - “Ai nuk është më meritor për mua se ju. Ai dhe shokët e tij kanë vetëm një hixhret, ndërsa ju, udhëtarët e anijes, keni dy hixhrete”, - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Burde tregon se Esma ka thënë: “Ebu Musai dhe udhëtarët e anijes më vinin grupe-grupe për të më pyetur për këtë hadith. Për ta nuk kishte asgjë më të gëzueshme në dynja dhe më të madhe se kjo që Pejgamberi ﷺ tha në lidhje me ta.” Po ashtu ajo thoshte: “Ebu Musai më kërkonte t'ia përsërisja këtë hadith.””