“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Malik ibn Enesi, e këtij i ka treguar Thevriu, e këtij i ka treguar Salimi, i çrobëruari i Ibn Mutiut, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur e çliruam Hajberin, nuk morëm për plaçkë as ar, as argjend, por morëm lopë, deve, gjësende dhe kopshte. Pastaj shkuam me të Dërguarin e Allahut ﷺ në luginën Kura. Ai kishte një rob, që quhej Midam, të cilin ia kishte dhuruar një pjesëtar i benu dibabëve. Teksa po e hiqte shalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i erdhi një shigjetë qorre dhe e goditi robin. Dikush tha: “E gëzoftë shehidllëkun!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kurrsesi! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se rroba që ka marrë nga plaçka e luftës në ditën e Hajberit ende pa u ndarë, do t'ia ndezë Zjarrin.” Një njeri, pasi e dëgjoi Pejgamberin ﷺ, i vajti me një a dy rripa nallanesh dhe tha: “Këtë gjë e kam marrë padrejtësisht.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Një a dy rripa prej Zjarri.””