“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga babai i tij se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sikur të mos i lija njerëzit fukarenj, pa pasur gjë, çdo vend që e çliroj do t'ua ndaja atyre (që e çlirojnë), siç e ka ndarë Pejgamberi ﷺ Hajberin. Mirëpo, unë po e lë vakëf për ta, që ta ndajnë përfitimin e saj.””