“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Sufjan ibn Seidi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e caktoi Usamen në krye të një ushtrie. Disa njerëz folën për udhëheqjen e tij, andaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ju po flisni për udhëheqjen e tij, e më herët keni folur edhe për udhëheqjen e babait të tij. Betohem në Allahun se ai ishte meritor për udhëheqje dhe ishte ndër njerëzit më të dashur tek unë. Pas tij edhe ky është ndër njerëzit më të dashur tek unë.””