“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij erdhën (në Mekë), idhujtarët thanë: “Po vjen një grup që janë molisur nga ethet e Jethribit (emërtim i vjetër i Medinës).” Kështu, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi sahabët të nxitojnë në tri rrotullimet e para, kurse mes dy këndeve jemenase të ecin normal. Nuk e pengoi t'i urdhërojë për të nxituar në të shtatë rrotullimet asgjë tjetër përveç dhembshurisë që kishte ndaj tyre.””