“Muhamedi më ka treguar nga Sufjan ibn Ujejne, e ky nga Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ecte me nxitim gjatë tavafit dhe mes Safasë e Mervës, në mënyrë që idhujtarët të shihnin fuqinë e tij. Ibn Seleme, duke transmetuar nga Ejubi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi, shton: “Kur Pejgamberi ﷺ arriti në vitin që u sigurua (për të hyrë në Mekë), tha: “Nxitoni!” Këtë e bëri në mënyrë që idhujtarët të shihnin fuqinë e tyre, teksa idhujtarët qëndronin në kodrën Kuajkian.””