“Ajash ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u nis për në Hunejn në muajin Ramazan. Nga njerëzit kishte të atillë që agjëronin, e të tjerë që nuk agjëronin (për shkak të udhëtimit). Kur hipi mbi kafshën e tij, kërkoi një enë me qumësht ose ujë, e mori në dorë e pastaj i shikoi njerëzit. Atëherë, ata që nuk agjëronin, u thanë agjëruesve: “Ndërpritni agjërimin!””