“Mahmudi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli nga Medina me dhjetë mijë persona. Kjo ka ndodhur tetë vjet e gjysmë pasi kishte arritur në Medinë. Ai, së bashku me muslimanët që iu bashkëngjitën, rrugëtuan derisa arritën në Mekë. Ai agjëronte së bashku me ta, derisa arriti në vendin Kedid, - burim mes Usfanit dhe Kudejdit (afër Mekës), - ku e ndërpreu agjërimin. Kësisoj edhe muslimanët e ndërprenë agjërimin.” Zuhriu ka thënë: “Nga vendimet e të Dërguarit të Allahut ﷺ merren ato që janë të fundit (në rast të shfuqizimit).””